E hënë, 21 Prill, 2025
8.8 C
Skopje

Vërshimet në Batincë/ Pastrohen mbetjet nga vërshimet

Në Batincë kanë filluar të pastrohen gërmadhat nga vërshimet që ndodhën shkak të daljes nga shtrati të lumit “Marku”.

 

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, në një prononcim për Klan Maqedoni thotë se është duke u punuar në pastrimin e mbetjeve që solli uji i tepërt.

 

Ka falënderuar kompanitë private që në mënyrë vullnetare kanë sjellë makineritë e rënda për të ndihmuar në pastrim.

 

Thotë se ura në hyrje të Batincës tashmë është e sigurtë dhe e njëjta është hapur për qarkullim, sepse si të sigurtë e kanë cilësuar ekspertët.

 

Ka një lutje dhe një apel për të gjithë banorët, shtëpitë e të cilëve ndodhen në afërsi të lumit “Marku”.

 

Kujtojmë se ditë më parë, për shkak të daljes nga shtrati të lumit “Marku”, u regjistruan vërshime në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit. Pavarësisht vërshimeve, dëmet materiale janë të vogla dhe lajmi i mirë i gjithë kësaj është se nuk u regjistrua asnjë viktimë nga rasti në fjalë.

Më të lexuara

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Pikat kufitare, gjysmë ore pritje për dalje nga vendi

Në pikat kufitare me Greqinë dhe Serbinë, edhe sot...

Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në

Jam optimist se do të gjendet një zgjidhje mes...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Mot me diell dhe vranësira mesatare

Moti paradite do të jetë me diell me vranësira...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads