E premte, 9 Maj, 2025
19.8 C
Skopje

BDI fton liderët e VLEN-it veçmas secili të shpreh revoltën ndaj tentimit për riformatimin e shtetit në prag të takimit Mickoski-Filipçe

BDI përmes një kumtese ka ftuar liderët e VLEN-it që veçmas secili të shpreh revoltën ndaj tentimit për riformatimin e shtetit në prag të takimit Mickoski-Filipçe.

 

“Paralajmërimet e Bashkimit Demokratik për Integrim sot, në ora 14:00, do të marrin formë të dukshme.

 

Në skenën publike do të na demonstrohet koalicioni monoetnik, që ka për qëllim thelbësor të riformatojë modelin politik të shtetit – nga një demokraci multietnike, në një demokraci monoetnike.

 

Edhe pse në opinion do të prezantohen pika të tjera, na lejoni t’jua prezantojmë rendin e ditës së takimit të sotëm – atë që nuk do ta dëgjoni në publik:

 

Pika 1: Mosndëshkueshmëria, Si të mos mbajnë përgjegjësi.

 

Çfarë sistemi gjyqësor na nevojitet në mënyrë që të vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin në publik, por në thelb të mbrojnë njëri-tjetrin – edhe kur bëhet fjalë për tragjedi si ajo e Koçanit. .

 

Pika 2: Si t’i largojnë shqiptarët nga të gjitha vendimmarjet politike dhe ekonomike, nga të gjitha nivelet e pushtetit në shtet, dhe më pas t’i mbajnë në periferi të zhvillimeve shoqërore.

 

Ky plan nuk është i ri – është përgatitur para tre vitesh me marrëveshjen notore Mickoski Zaev me ndërmjetësim të oligarkëve, kryesisht si çadër mbrojtëse për oligarkinë tranzicionale në vend.

 

Plani tashmë po realizohet, përmes shfuqizimit të Balancerit, vendimmarrjes monoetnike të Gjykatës Kushtetuese, por edhe largimit sistematik të shqiptarëve nga një numër i madh pozicionesh të larta në administratën shtetërore.

 

Duhet theksuar se zbatimi i këtij plani është i pamundur pa gjetjen e “shqiptarëve të ndershëm” – ata që do të shërbejnë për të krijuar një legjitimitet të rremë për një konsensus të supozuar multietnik për këtë ristrukturim politik.

 

U bëjmë thirrje të gjithë spektrit politik dhe jo politik shqiptar në vend, përfshirë edhe liderët e koalicionit VLEN, që së bashku ose secili veçmas, të shprehin qartë dhe fuqishëm revoltën e tyre ndaj këtij tentimi për të riformatuar shtetin dhe të mos lejojnë të përfshihen në një plan për diskualifikimin e plotë të shqiptarëve nga rrjedhat shoqërore” – thuhet në kumtesën e BDI-së. /tvklan.mk/

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads