E premte, 9 Maj, 2025
19.8 C
Skopje

Ministri i ZNAM-it i përgjigjet Milloshoskit: “Xhuxhi nga Neregova” që i shpëtoi drejtësisë

Kusuri i Gruevskit, i njohur me nofkën “Xhuxhi nga Neregova”, që publiku e kujton mirë për aferat e lidhura me AMSM dhe bizneset familjare nga Kërçova, duket se ende nuk e ka zakon të përgjigjet para qytetarëve që e kanë zgjedhur. Meqë duket qartë se është i painformuar dhe i izoluar nga partia, e udhëzoj të drejtohet në partinë e tij amë ose në Qeveri – ndoshta më në fund do ta informojnë për procedurat, afatet dhe statusin e ligjeve! Kështu ministri i Drejtësisë, Igor Filkov i është përgjigjur deputetit Antonio Milloshoski nga VMRO, pasi ky i fubdit në TV Telma e akuzoi ministrin e Drejtësisë si të paaftë që po ngadalëson reformat në drejtësi.

“Dhe, meqë duket si dikush që punon sipas urdhrave të tjerëve, për kë po punon aktualisht? A janë ato interesat e qytetarëve apo ndonjë agjendë tjetër? Në të kaluarën është i njohur për qëndrimet e tij në stilin e Vanço Mihajllovit, për shumë gënjeshtra dhe të pavërteta. Ky është një shpërqendrim i keq për opinionin publik maqedonas pas një ‘pushimi’ dyjavor! Po e kujtoj se është në Parlament që nga viti 2011, pasi u tërhoq nga funksioni i ministrit për Punë të Jashtme dhe ka marrë pjesë aktive në krijimin e sistemit ‘kancerogjen’ të drejtësisë.

Tani është moment i mirë për të kujtuar opinionin publik se pikërisht ai mori pjesë drejtpërdrejt në procesin e miratimit të ndryshimeve të dëmshme të Kodit Penal në vitin 2023, me çka shpëtoi nga përgjegjësia për veprën penale ‘I fuqishmi’”, thuhet në reagimin e ministrit Filkov, ndërsa ka renditur ligjet që janë miratuar dhe të tjerët që pritet të miratohen këtë vit.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads