Sipas të dhënave të mëngjesit nga stacionet hidrologjike në të gjithë vendin, niveli i ujit në të gjitha lumenjtë është mjaft i lartë dhe pritet që kjo tendencë të vazhdojë gjatë ditës së sotme.
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar përmbytje lokale të lumit Markova në disa vende përgjatë rrjedhës së tij. Gjatë ditës pritet një ulje graduale e nivelit të ujit, stabilizim i situatës dhe tërheqje e ujit. Niveli i ujit në lumin Vardar është ndjeshëm i lartë përgjatë gjithë rrjedhës së tij, nga pjesa e sipërme në luginën e Pollogut, në qytetin e Shkupit dhe në rrjedhën e poshtme drejt Velesit, si dhe në pjesën e mesme dhe të poshtme të basenit në Demir Kapi dhe Gjevgjeli, njofton DPHM dhe shton:
Gjatë ditës pritet që niveli i ujit të mbetet i lartë, veçanërisht në pjesën e mesme dhe të poshtme të basenit, ku pritet të zhvendoset vala ujore. Niveli i ujit në lumin Treska është gjithashtu i lartë, dhe në zonën e Plasnicës mund të ketë përmbytje lokale të lumit dhe të livadheve përreth. Gjatë ditës pritet që niveli i ujit në lumin Treska të stabilizohet gradualisht, por të mbetet i lartë. Po ashtu, niveli i ujit në lumin Strumica është i lartë në të gjithë rrjedhën e tij, kryesisht për shkak të reshjeve në Kosovë. Edhe lumi Lepenc ka regjistruar një rritje të nivelit të ujit gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm, por gjatë ditës pritet një ulje graduale. Nëse gjatë ditës së sotme reshjet janë të dendura në disa vende, është e mundur që të ketë një rritje të shpejtë dhe të menjëhershme të nivelit të ujit në lumenjtë më të vegjël dhe në përroska. Paralajmërojmë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes pranë lumenjve dhe përroskave gjatë ditës së sotme, thuhet në informacionin e DPHM-së.