Rradhë kilometrikë për të hyrë në Maqedoni nga Greqia

Pas përfundimit të fundjavës së zgjatur, në kalimin kufitar “Bogorodicë” janë formuar kolona kilometrike të automjeteve që po kthehen në Maqedoni nga Greqia. Udhëtarët po presin me orë të tëra për të kaluar kufirin, dhe trafiku është më i ngarkuar gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Shërbimet kufitare po punojnë me intensitet të shtuar për të përshpejtuar kalimin e automjeteve, por për shkak të numrit të madh të udhëtarëve, ende ka vonesa të konsiderueshme. Situata është e ngjashme edhe në kalimet e tjera kufitare me Greqinë, ku shoferët raportojnë për radhë të gjata dhe kohë të gjatë pritjeje.

Ky fluks i kthimit vjen pas disa ditëve pushimi që shumë qytetarë e shfrytëzuan për udhëtime në Greqi, ku shijuan motin e bukur dhe atmosferën pranverore të destinacioneve turistike.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Artikuj të ngjashëm