E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

“Produkte të mishit dhe ëmbëlsira”, AUV: Janë asgjësuar 40.751 kg ushqime të pasigurta

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftojnë se janë asgjësuar mbi 40 ton ushqime të pasigurta nga një depo ilegale në Shkup. Nga AUV thonë se MPB gjithashtu ka gjetur 360 kilogramë produkte të mishit dhe ëmbëlsira në një automjet për transport të mallrave, të cilat gjithashtu janë asgjësuar.

“Pas njoftimit nga MPB-ja se në lagjen Maxhari në Shkup funksionon një depo ilegale e ushqimit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në bashkëpunim me policinë kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në objekt ilegale ku mbaheshin ushqime me origjinë shtazore dhe jo shtazore. Në objektin që shërbente si depo ushqimore, e cila nuk është e regjistruar në AUV si operator, shërbimet inspektuese të Agjencisë gjetën 40.751 kilogramë produkte të pasigurta (mish të thatë dhe ëmbëlsira), për të cilat është lëshuar vendim dhe të cilat janë asgjësuar”, thonë nga AUV.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads