Qeveria do të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura

Qeveria ka për qëllim që plotësisht të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira të mbyllura. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Toshkovski theksoi se menjëherë me fillimin e hetimeve në lidhje me aksidentin në diskotekën e Koçanit, shërbimet në kuadër të Ministrisë janë ngarkuar që të gjejnë mënyrën e ndalimit të përdorimit të mjeteve të tilla piroteknike në ambiente të mbyllura.

Sipas tij, legjislacioni ekzistues që e rregullon atë çështje daton në vitet e 60-ta, kështu që, siç theksoi ai, do të miratohet një ligj krejtësisht i ri.

Për shkak të nevojës urgjente në rregullimin e kësaj çështjeje, ai tha se deri në miratimin e një ligji të ri, zgjidhja do të kërkohet me ndryshimin e neneve të legjislacionit ekzistues.

 

“Në të ardhmen do të vijojë ripërtëritje me një ligji të ri. I gjithë teksti ligjor që lidhet me ligjin në fjalë është drejt përfundimit, por tashmë për shkak të nevojës urgjente do të bëhen ndryshime direkte në disa nene të ligjit ekzistues, qoftë kjo nga Qeveria apo përmes një deputeti në Kuvend. Shërbimet janë duke punuar për projekt-amendamentet legjislative dhe ato do të vendosen në procedurë sa më shpejt që të jetë e mundur. Synimi i Qeverisë është që kurrë më të mos lejohet përdorimi i mjeteve të tilla piroteknike në ambiente të mbyllura”, tha Toshovski.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Artikuj të ngjashëm