E premte, 9 Maj, 2025
19.8 C
Skopje

Skandal në Klinikën e hematologjisë në Shkup: Drejtoresha i jep tender mbi 3 milionë euro babait të saj

Drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë, Irina Panovska Stavridis, ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së se i ka dhënë tender firmës familjare të udhëhequr nga babai i saj, edhe pse ajo ka qenë ofertuesja e vetme dhe me vite ka marrë tenderë publikë, përcjell TV Shenja.

“VMRO-DPMNE sërish për hir të interesave partiake po tenton t’i vërë njollë Klinikës Universitare për Hematologji, e cila sipas të gjithë treguesve mjekësorë është një nga klinikat më të suksesshme të këtij lloji në rajon dhe më gjerë. E kuptoj që ‘lufta’ politike është mizore, por nuk mund të pajtohem me këtë qasje të një partie politike, e cila në vend që të shohë e të pranojë argumentet, ka vendosur sërish të investojë në ngritjen e panikut tek pacientët, përmes degradimit shtesë të shëndetit publik”, theksoi drejtoresha Irina Panovska Stavridis.

Ajo theksoi se dyshimet për konflikt interesi mes saj dhe babait të saj kanë qenë pjesë e hetimit të Komisionit për antikorrupsion dhe prokurorisë publik, e cila i shqyrtoi në tërësi të gjitha faktet dhe konstatoi se të gjitha blerjet publike të klinikës janë kryer në përputhje me rregulloret ligjore .

Një ditë më parë zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, foli për atë, që ajo e quajti Praktikë vjetore e Klinikës për Hematologji, ku drejtoreshë është Irena Panovska-Stavridis, kurse tender i jepet tregtarit me shumicë “Dr. Panovski”, ku pronar është babai i saj.

“Tender mbi 3 milionë euro! Kjo është kontrata e lidhur me 01.09.2023 për prokurimin e mallit e lidhur në mes të PJU QSU për Hematologji si autoritet kontraktues dhe SHA “Dr.Panovski” si bartës i prokurimit. Disa gjëra mund të vihen re nga dokumentacioni. Së pari, bëhet fjalë për një ofertues të vetëm, gjegjësisht kompania e babait është paraqitur si ofertues i vetëm në këtë tender dhe vajza është drejtoreshë e Klinikës e cila e publikon shpalljen”, shtoi Miteva.

Ajo theksoi se kjo nuk është kontrata e parë që pronari i SHA “Dr. Panovski” e merr nga vajza e tij. “DKSK ka hapur një rast para disa vitesh, i cili ende nuk ka konkluzion për tenderët e tjerë edhe në shumën prej 3 milionë eurove, të cilët i ka dhënë vajza e babait Panovski”, tha Miteva. Kjo, sipas saj, është dëshmi se mosndëshkimi i krimit do të thotë mbështetje ndaj krimit./TV Shenja

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads