E hënë, 12 Maj, 2025
11.8 C
Skopje

Shkupi nesër mirëpret presidentët e rajonit, takimi i liderëve të procesit Bërdo-Brioni

Shkupi nesër do të mbledhë bashkë presidentët e rajonit, në kuadër të Procesit Bërdo-Brioni. Nikoqir i takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse është Presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa bashkëpritës janë Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar, përcjell TV21. Pjesë e takimit pitet të jenë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviq si dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës.

Në fokus të takimit të sivjetshëm të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brioni janë integrimi evropian, ndryshimet klimatike dhe emigracioni i të rinjve. Qëllimi kryesor i procesit është integrimi i plotë i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian, stabilizimi i situatës në Ballkanin Perëndimor duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura. Përndryshe, procesi Brdo-Brioni u mbajt për herë të parë në vitin 2013 me iniciativën e përbashkët të presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë.

Më të lexuara

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Shkupi i bashkohet thirrjes së BE-së për armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë

Bashkimi Evropian i bashkohet Ukrainës dhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë...

Pritje madhështore për Ali Ahmetin në Strugë

Në organizim të Degës së BDI-së në Strugë mbrëmë...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads