E hënë, 12 Maj, 2025
11.8 C
Skopje

Formula 1 e garave botërore të ujit, për herë të parë në Pogradec

Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohen gara botërore të ujit. Eventi do të zhvillohet në liqenin e Pogradecit në Korrikun e vitit të ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili ka sqaruar se në këtë garë ndërkombëtare do të marrin pjesë 43 skuadra nga e gjithë bota.

“Dhe me FORMULA 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në Korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë. 43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.

Garat botërore të ujit në Pogradec do t’i paraprijnë atyre të Formula 1 që pritet të zhvillohen pas disa vitesh për herë të parë në vendin tonë. /tvklan.al

Më të lexuara

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë...

Shkupi i bashkohet thirrjes së BE-së për armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë

Bashkimi Evropian i bashkohet Ukrainës dhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë...

Pritje madhështore për Ali Ahmetin në Strugë

Në organizim të Degës së BDI-së në Strugë mbrëmë...

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads