E hënë, 12 Maj, 2025
11.8 C
Skopje

Energji të subvencionuar elektrike për 233 shkolla fillore dhe të mesme

Deri ditën e djeshme, kur skadoi afati, 233 shkolla publike fillore dhe të mesme nga të gjitha qytetet nga gjithsej 474 në vend, 50 ndërmarrje publike në fushën e ujësjellësit dhe pastrimit të ujërave të zeza aplikuan për furnizim të subvencionuar me energji elektrike me çmim preferencial nga 1 Dhjetori nga gjithsej 70, si dhe 235 subjekte, persona fizikë dhe juridikë nga sfera e sektorit ushqimor.

Sipas vendimit të Qeverisë, kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë si vaj ushqimor, bukë dhe produkte buke, miell, qumësht dhe produkte qumështi, industria e mishit dhe shpendëve do të marrin energji elektrike të subvencionuar përmes “EMV shitje” me çmim 80 euro për megavat/orë, për shkollat ​​fillore dhe të mesme çmimi i subvencionuar do të jetë 95 euro për megavat/orë, po aq sa për ndërmarrjet publike në fushën e ujësjellësit dhe pastrimit të ujërave të zeza që operojnë me stacione me pompa dhe stacione pastrimi.

Për ata që e shfrytëzuan këtë mundësi dhe u regjistruan, SHA EMV përmes “EMV shitje” do të fillojë nga data 1 dhjetor me furnizimin e tri kategorive të konsumatorëve që mbulohen nga vendimi i Qeverisë për energjinë elektrike të subvencionuar. Subjektet që deri dje nuk kanë dorëzuar dokumente të plota do të mund ta bëjnë këtë në periudhën e ardhshme dhe do të vendosen në furnizim të subvencionuar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Ai theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive.

Më të lexuara

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë...

Shkupi i bashkohet thirrjes së BE-së për armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë

Bashkimi Evropian i bashkohet Ukrainës dhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë...

Pritje madhështore për Ali Ahmetin në Strugë

Në organizim të Degës së BDI-së në Strugë mbrëmë...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads