E hënë, 12 Maj, 2025
11.8 C
Skopje

Promovohet libri i prof. Rizvan Sulejmanit. SHQIPTARIA, MITI, FILOZOFIA

Sot në lokalet e Gjimnazit të Sarajit “Klubi i Intelektualëve të Dervenit” (KID) organizoi promovimin e librit të prof. Rizvan Sulejmanit, Shqiptaria, miti, filozofia (Interlingua, Shkup, 2020, 262 fq.). Në këtë ngjarje të radhës të këtij asociacioni qytetar të pavarur folën dy recensentët prof. Enver Abdullahu nga UNT dhe prof. Ali Pajaziti nga UEJL Ata theksuan se vepra origjinale në fjalë temën formimit të idesë kombëtare ndër shqiptarë e shtjellonduke kapërcyer matricat dhe modelet intrepretuese klasike, skematike, klishe që bazohen në teorinë sociologjikekonfliktuale në intepretimin e figurës së Skënderbeut, të kombit si krijim socio-kulturor dhe historik, të relacionit kombi-feja, etj. Promotorët këtë vepër e cilësuan si një filozofi politike të mirëfilltë që fokuson ecurinë e shqiptarit nga epokat nebuloze ilire e arbnore në epokën mesjetare, të Rilindjes, e deri në shekullin XXI apo të multipolaritetit post-2014, të post-europianizmit, poast-amerikanizmit etj. Një pikë sui generis e këtij punimi është theksi mbi tolerancën shqiptare të bazuar te sistemi i bashkësive fetare (mil-let), afirmimi i Skënderbeut si përbashkues i triadës fetare (islam, orthodoksi, katolicizëm), si nyje lidhëse e feve abrahamike të bazuara në monoteizëm e jo si luftëtar i Perëndimit kundër Lindjes apo “atlet i Krishtit”. Sipas autorit identiteti është një gjë shumë komplekse,një pjesë e të cilits’fshihet me shpuzë, kurse karta e së ardhmes për ne është “nacionalizmi globalist shqiptar”, pa frikë nga uni, duke ruajtur autenticitetin dhe inkluzivitetin ndaj diversitetit.

Më të lexuara

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë...

Shkupi i bashkohet thirrjes së BE-së për armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë

Bashkimi Evropian i bashkohet Ukrainës dhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë...

Pritje madhështore për Ali Ahmetin në Strugë

Në organizim të Degës së BDI-së në Strugë mbrëmë...

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads