E diel, 11 Maj, 2025
20.8 C
Skopje

“Dauti Komerc” feston 30-vjetorin

Me një sërë aktivitetesh, kompania e njohur e distribuimit të mallrave të konsumit të gjerë “Dauti-Komerc” javën e ardhshme do të shënojë 30-vjetorin e themelimit të saj si kompani. Solemniteti kryesor do të ndodhë në hapësirat e saj në Saraj të Shkupit, ku të pranishmit do të shijojnë kompaninë nën tingujt e muzikës së zgjedhur dhe të programit të pasur artistik.

Me këtë rast, do të shfaqet filmi dokumentar që tregon historinë e themelimit dhe zhvillimit të kompanisë. Ndërkohë, që do të promovohet edhe monografia “30 VITE HISTORI SUKSESI”, e cila në detaje përshkruan zhvillimin e kompanisë nga ideja e deri te brendi lider në rajon sa i përket distribuimit të mallrave të konsumit të gjerë.

I lindur para 30 viteve në fshatin Bojanë, “Dauti-Komerc”, sot është një konglomerat i fuqishëm biznesi, i pranishëm në 4 shtete të Ballkanit, me mbi 800 të punësuar, me furnizues nga 82 shtete të Botës dhe në mesin e 50 kompanive më të fuqishme në Maqedoninë e Veriut. Të gjithë resurset njerëzore të kompanisë i bashkon vizioni, parimet dhe vlerat e njëjta.

“Dauti-Komerc” sot disponon me qendra të sofistikuara të distribuimit në Saraj të Shkupit, me një hapësirë prej mbi 22.000 metrash katrorë, në Tetovë me 3.000 metra katrorë, në Strugë me 1.500 metra katrorë, në Durrës (Shqipëri) me 3.000 metra katrorë, në Ferizaj (Kosovë) me 15.000 metra katrorë dhe në Podgoricë (Mal të Zi) me 5.000 metra katrorë. Kompania simotër “Dauti-Transport Shped”, e shtrirë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, ka një flotë prej 60 kamionësh dhe 11 zyra të shërbimeve të shpedicionit.

Të gjithë këto qendra të distribuimit funksionojnë me standarde bashkëkohore ndërkombëtare (ISO, HACAPP, HALLALL, etj) dhe me teknikën më moderne të menaxhimit, monitorimit, ruajtjes dhe transportit të mallrave të konsumit të gjerë, me të vetmin qëllim – të mos ketë ngecje në zinxhirin e furnizimit të konsumatorit.

Zyra qendrore e tërë konglomeratit “Dauti” është e vendosur në Saraj të Shkupit, me hapësirë administrative prej 4.500 metrash katrorë.

Strategjia për mbulimin e të gjithë tregut me të gjitha prodhimet, po zbatohet një kohë të gjatë nga menaxhmenti i “Dauti-Komercit”. Për këtë qëllim kompania ka një organizim që mundëson menaxhim korporativkonform strategjisë së sajë dhe nevojave të tregut.

Duke implementuar të gjitha standardet bashkëkohore të funksionimit (ISO, HACAPP, HALLALL, IFC etj), “Dauti-Komerc” sot ka arritur të ketë leje për depo doganore të veten, të drejtën e doganimit lokal dhe të jetë operator i autorizuar ekonomik për siguri doganore ndërkombëtare dhe për thjeshtësim doganor për tregun e brendshëm. Gjithashtu, kompania ka siguruar certifikatën e kualitetit dhe të sigurisë për pjesëmarrje në furnizimin e institucioneve ndërkombëtare, si NATO, UNDP, Islamic Relief, Qendra për Ndihma e Mbretërisë së Arabisë Saudite e të tjera. /Derveni.mk

Më të lexuara

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads