Banorët sërish bllokojnë rrugën, u bashkangjitet edhe Visar Ganiu

Banorët e Çairit, edhe sot bllokuan bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh”. Në ditën e dytë të protestave ata drejtuan kritika ndaj shoferëve të makinave të cilët po i drejtojnë me shpejtësi të palejuar. Madje, banorët kërkuan që urgjentisht të vendosen semaforë në këtë rrugë më qëllim të krijohet suguri më e madhe për banorët, e posaçërisht fëmijët.

Përgjatë këtij bulevardi gjendet edhe parku i Çairit, mirëpo siç thonë banorët, rrallë herë e vizitojnë fëmijët nga frika për ta kaluar këtë rrugë.
Protestës iu bashkangjit edhe kreu i Çairit, Visar Ganiu. Ai tha se mbështet kërkesën për vendosjen e semaforëve por se për të njejtën duhet të jap leje Qyteti I Shkupit.
Protesta e banorëve u aktualizua pas aksidentit të dy ditëve më parë pikërisht në këtë rrugë. Tri vajza të mitura u përplasën nga një makinë taksie ndërsa po kalonin rrugën afër kalimit për këmbësorë. Policia po punon  në zbardhjen e rastit ndërsa tri vajzat, pa ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimit mjeksor janë në gjendje stabile.

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Artikuj të ngjashëm