Me kë u takua ish ministri i RDK-së, Fazliu në zyrat e LSDM-së

Ish –Ministri për Pushtet Lokal nga radhët e RDK-së, Suhejl Fazliu është parë sot duke dalur nga selia e LSDM-së në Shkup, mëson in7.
Fazliu nuk deshi të komentojë qëllimin e takimit eventual brenda zyrave të LSDM-së së Kryeministrit Zaev e as për personin me të cilin mund të jetë takuar.
Në pyetjen e in7 se nëse kjo vizitë e tij ka qënë private ose zyrtare si përfaqësues i RDK-së apo edhe për mundësinë e kalimit të tij në radhët e LSDM-së në pushtet, Fazliu u përgjigj shkurt, se ne do të duhet ta ndjekim atë për një muaj rresht që ta kuptojmë qëllimin.
“Më përcillni një muaj rresht dhe do merrni përgjigje. Vetëm me një ditë nuk do të kuptoni asgjë” – shkruhet në porosinë e Suhejl fazliut dërguar tek in7.
Se çfarë ka dashur të thotë ish – ministri me këtë mesazh nuk mund ta kuptojmë qartë. Ndoshta paralajmëron ndonjë lëvizje ose project më të madh politik.
Përndryshe, Suhej Fazliu u zgjodh ministër në Qeverinë e Zaevit në vitin 2017, pozitë të cilën e mbajti deri para disa muajsh kur u bënë ndryshimet qeveritare. Fazliu mbeti pa karrike prej ministri, ndërsa RDK-ja humbi pozitën brenda kabinetit qeveritar. Për këtë arsye kreu i saj, Vesel Memedi, dha dorëheqje nga pozita e Nënkryetarit të Kuvendit si dhe dorëzoi mandatin e deputetit. Prej asaj dite kjo parti është në opozitë.

Më të lexuara

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm