
Dje në orët e pasdites një drenushë e vogël është gjendur e lënduar dhe në rrezik në ujrat e liqenit në Kanjonin e Matkës, por fatmirsisht aty pranë është gjendur Kapiteni i anijeve që transporton turistët për në shpellën Vrello i cili bashkë me shokë ka ndërhyrë me shpejtësi për ta shpëtuar. Drenusha më pastaj me anije është transportuar deri në pjesën e malit përskaj liqenit, ku edhe është lëshuar e lirë dhe e pa lënduar.
Në videon që duket më poshtë e cila mbrëmë u publikua nga derveni.info duket i gjith veprimi i Kapitenit të anijes Bari Sulejmani i cili për vite me radhë transporton turistët për shëtitje në kanjon por edhe kujdeset për natyrën përreth.
Shih videon:
56FE3F70-73B6-4569-BA46-1DC875E01B25
Videoja u bë virale mbrëmë nëpër rrjetet sociale duke u shikuar dhjetra mijëra herë, me komente shumë pozitive nga shikuesit.
/derveni.info

