Boksieri shqiptar gjendet i vrarë dhe i groposur në një pyll në Gjermani

Një 27-vjeçar shqiptar është gjetur i masakruar në një pyll në Dölauer Heide të Gjermanisë. Zbulimi i tij u bë rastësisht të dielën nga një kalimtar.

“Bild” shkruan se viktima është Ismail P. I cili merrej me boks në ndeshje joprofesioniste. Ai njihej me nofkën “The King” (Mbreti). Prokurori i çështjes u shpreh se kufoma ka plagë me thikë dhe me armë, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen.

Pas publikimit të rastit ka qenë një taksist që ka dhënë detaje për hetuesit. Ai ka rrëfyer se 4 ditë përpara se të gjendej trupi i të riut shqiptar e ka shoqëruar atë deri në afërsi të vendit të ngjarjes. Shqiptari i kishte thënë taksistit se do të takonte një mik dhe do të kthehej ndaj duhet ta priste.

Hetuesit thonë se autorët ia kishin dalë që ta tërhiqnin “Mbretin” jashtë qytetit. Taksisti tha se i viktima la një çantë me disa dokumente në makinë që t’i merrte kur të kthehej, por u gjet 4 ditë më vonë i mbuluar me dhé dhe gjethe në pyll në afërsi të një kanali të ujërave të zeza.

Më të lexuara

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm