
Me rastin e Ditës botërore të pastrimit – 21 Shtator, NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup dhe Qyteti i Shkupi organizojnë aksion masiv për pastrim të përgjithshëm në të gjitha komunat e Shkupit. Në kuadër të aksionit do të pastrohen edhe grafitet nënçmuese të cilat promovojnë gjuhën e urrejtjes, intolerancën fetare dhe etnike.
Njëkohësisht, gjatë periudhës nga 21.09. deri 24.09.2019, në secilën komunë do të vendosen enë të veçanta në të cilat qytetarët do të mund t’i hedhin mbetjet e vëllimshme – mobiliet e vjetra dhe mbetjet elektrike dhe elektronike.
Enët për largimin e mbetjeve të vëllimshme do të vendosen në lokacionet në vijim:
Komuna Çair:
– udhëkryqi mes bulevardit Cvetan Dimov dhe rruga Kosta Abrasheviq
– udhëkryqi mes rrugëve Xhon Kenedi dhe Dizhon
– rr. Resenska, pranë restorantit Fa-Fa
Komuna Aerodrom:
– Bul. Ekspedita e Shkurtit në afërsi të super marketit ,,Ramstor”, në afërsi të ndalesës së fundit të autobusëve me nr. 5
– Bul. AVNOJ nr. 68 – 74 në afërsi të marketit M
– lagja Lisiçe, rr. Dimitar Turimanxhoski, pas stacionit të policisë
Komuna Shuto Orizare:
– në afërsi të Zhito Lluksit
– qarku mes rr. Brsjaçka buna dhe rr. Nov Zhivot, te Salla sportive
– qarku mes rr. Nov Zhivot dhe Gvadalahara, në afërsi të ndalesës së fundit të autobusëve me nr. 19-të.
Komuna Gazi Babë:
– lagjja Avtokomandë, rr. Lazar Pop Trajkov (para objektit të braktisur të Centro)
– rr. Maxhari, te restorant Dalija
– lagjja Zhelezarë te ndalesa e fundit e autobusëve me nr. 16-të.
Komuna Butel:
– rr. Gruica Vojvoda (pas kinos Butel)
– sheshi në rr. Ho Shi Min dhe rr. Rudo, Butel 1
– Te Salla sportive Ivan Haxhi Nikollov në Radishan
Komuna Kisella Vodë:
– rr. Ratko Mitroviq, te Salla spotive
– udhëkryqi te rr. Hristo Tatarçev dhe rr. Debarska, te kafeneja Get
– parku Pushkin
Komuna Qendër:
– përballë Vuçko skaj rrugëve Kosturski heroi dhe rr. Borka Talevski
– tek rreth rrotullimi në lagjen Debar në rr. Naum Naumovski Borçe
– te Tregu i gjelbër, te parkingu pas Makpetrollit, te kontejnerët nëntokësorë
Komuna Karposh:
– rr. ,,Bradfordska”, në afërsi të restorantit ,, Makedonska kuqa”, në Kozle;
– rr. Zhenevska”, te ndalesa e fundit e autobusëve me nr. ,,24”, në Taftalixhe 2;
– rr. ,,Vanço Mickov” nr. 50, te kontejnerët e NP Higjiena Komunale – Shkup
Komuna Gjorçe Petrov:
– rr. Dame Gruev, në të djathtë te lagjja e romëve
– lagjja Hrom, rr. Voin D., te salla sportive
– lagjja Deksion, te ndalesa e fundit e autobusëve me nr. 5
Komuna Saraj:
– rruga për në Gërçec, te Hallk Bank
– f. Kondovë, te Furra.” – shprehet Drejtori Shabani

