
Rritja e bashkëpunimit dhe këmbimit tregtar përmes rrjetëzimit të kompanive, përforcimit të bashkëpunimit si dhe promovimit të përbashkët është qëllimi i Klubit maqedono-zviceran i formuar me përkrahje të Ambasadës Zvicerane dhe Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë Veriore.
Për kryetar të Klubit u zgjodh Jasminka Talevska, drejtor i kompanisë zvicerane “Novartis” për Maqedoni.
Zëvendës-ambasadori i Zvicrës në vend z.Stefan Tomaxhan i cili ishte pjesmarrës në këtë event theksoi se Ambasada do të angazhohet në përforcimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, me theks të veçantë në rritjen e këmbimit tregtarë dhe bashkëpunimit ekonomik.
/derveni.info

