Rrahje masive në Saraj , një i mitur lufton për jetë

Një aksident i përgjakshëm ka ndodhur sot në Saraj të Shkupit, me ç’rast janë përleshur mes vete dy grupe të rinjsh që supozohet se janë nga fshati Bojanë dhe fshati Bukoviç. Me këtë rrastë kanë ngelur të plagosur me thikë disa prej tyre, njëri  në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetë.

Nga MPB-ja  kanë njoftuar se bëhet fjalë për një rast që ka ndodhur sot rreth orës 13.30, me çka është njoftuar SPB Shkup se është prishur qetësia dhe rendi publik në autobusin me numër 56, e që me lëndime trupore ka përfunduar një 16 –vjeçar nga një mjet i prehtë dhe është dërguar menjëherë për në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ti ofruar ndihmë.

Lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë po ashtu të mitur të cilët janë transferuar për në spitalin e Qytetit të Shkupit “8 Shtatori”.

Autoritetet nga SPB e Shkupit po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit dhe motivit se si ka ardhur deri tek mosmarrëveshja mes të rinjëve./Alsat

 

Më të lexuara

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm