Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës do të realizojnë projekte të përbashkëta

Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të realizojnë projekte të përbashkëta, këtë e bëri të ditur vetë drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela në rrjetin social Facebook.

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës ka vizituar Institutin Albanologjik të Prishtinës i cili është pritur nga kreu i këtij instituvioni, Hysni Matoshi, sekretari Sylë Kasumaj dhe albanologji Qemal Murati.

Sela ka njoftuar Institutin e Albanologjik të Prishtinës për organizimin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, punën e deritanishme, sfidat, pengesat dhe  planet për të ardhmen.

Të dy palët janë dakorduar që të dy institucionet të bashkëpunojnë dhe se kjo duhet të realizohet përmes nënshkrimit të një marrëveshje konkrete dypalëshe.

Sela gjithashtu ka kërkuar mbështetje përmes përvojës së Institutit Albanologjik, sdimos në sferën e botimeve, konferencave, seminareve dhe përpilimit të fjalorëve terminologjik.

Ndërkaq drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës ka ftuar kreu e Institutit të Albanologjisë që të vizitoj Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës dhe për të konkretizuar bashkëpunimin dypalësh.

 

Më të lexuara

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm