
Në mbledhjen e 20-të të Këshillit Komunal Saraj të mbajtur me datë 03.09.2019, në rend dite ishin dy pika shumë të rëndësishme për banorët e fshatrave Lubin edhe Sfillare ku u miratuan unanimisht.
– Plani Urbanistik për fshatin Lubin dhe Akti i Përgjithshëm për F.Sfillare.
Plani Urbanistik për fshatin Lubin është pregaditur në pajtim me Programën për Rregullimin e Tokës Ndërtimore në territorin e komunës së Sarajit dhe përfshin 127.53ha.

