Kundër kryetarit të komunës së Sarajit, Blerim Bexhetit do të ngritët procedurë për përndjekje penale për rastin me platformat e vendosura në mënyrë të paligjshme në Matkë. Antikorrupsionerët kanë vërtetuar se Bexheti edhe përkundër asaj që ka pasur obligim ligjor që të refuzoj kërkesat për legalizim të objekteve të përkohshme, ai nuk ka vepruar, ndërsa lëndët i ka ruajtur në sirtar. Nga Komisioni thonë se deri te Qeveria do të dërgojnë propozim-obligime që do të duhet t’i ndërmarrë Ministra për ambient jetësor dhe planifikim hapësinorë dhe me këtë Matka të shpallet zonë e mbrojtur. Nga Antikorrupsioni informojnë se është formuar lëndë edhe për ndërtimet pa leje në Ohër si dhe për tenderin e kontestueshëm të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragan Rashkovskit, për furnizimin e kontestueshëm të sistemit për radar nga M-NAV.
“Komisioni solli nismë për fillimin e procedurës për përndjekje penale për kryetarin e komunës, për shkak se nuk u është përgjigjur kërkesave, ndërsa deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deri te Ministria për transport dhe lidhje do të japim rekomandim për sjellje të vendimit për marrjen e kompetencave nga inspektori i autorizuar i ndërtimtarisë. Kjo është në përputhje me nenin 145 i Ligjit për ndërtim. Gjithashtu do të dërgojmë rekomandim deri te Qeveria që të ngarkoj Ministrinë kompetente për ambient jetësor, që në afat sa më të shkurtër të mundshëm të përgatit propozim-ligj për shpalljen e Kanjonit të Matkës për zonë të mbrojtur”, deklaroi Biljana Ivanovska.

