LajmeTe TjeraVendiSIGUROHET USHQIMI PËR AMININ PAS KRONIKËS NË TV21, VIJNË NDIHMAT PËR FAMILJEN SKAMNORE
10/05/2019 15:27
Amini tash sado pak mund të flejë më i qetë. Ushqimi për të është siguruar. Në vend të miellit dhe vajit të fërguar tash Amini shtatë muajsh ushqehet me ushqimi të llojllojshëm për foshnja. Pas kronikës në Tv21, dhjetëra qytetarë kanë treguar humanizmin e tyre duke i sjell Aminit të vogël ushqim, pelena, shtretër, karrocë.
“Nuk e kam pritur që do të më ndihmojnë kështu njerëzit i falënderoj tepër. Dashtë Zoti edhe më shumë ua kthen. IshAllah gjithë të mirat ua jep. Tepër më kanë ndihmuar sidomos me ushqim, e patë edhe vet se sa tepër është mbledhur ushqim”, theksoi Sevdije Selmani, nënë e vetme.
Sevdija bashkë me birin e saj Aminin apelon deri të institucionet dhe shoqatat t’i sigurojnë një dhomë e cila do të jetë nën pronën e tyre.
“Kryesorja është që ta ketë shtëpinë e vet që kur të rritet ta dimë që nuk paguan qira. Do ta ketë shtëpinë e vet dhe krejt të mirat ajo është kryesorja. Tani kur të rritet le të bën më tepër. Unë nuk mund t’i ofroj shtëpi. Shpresoj më ndihmojnë njerëzit, dhe e bëjmë një kulm. Një dhomë, me rëndësi ta ketë të vetën” theksoi Sevdije Selmani, nënë e vetme
Përderisa ekipi i TV21 ishte në shtëpinë e tyre, e takuam shoqatën për prindër të “Një mundet” dhe Rrjetin nacional për të drejtat e grave të cilët kishin ardhur t’i sjellin ndihmë. Doroti Paçkova nga shoqata “Një mundet” apeloi deri te institucionet t’u ndihmojnë prindërve të vetëm në mënyrë afatgjate.
“Duhet të kemi një zgjidhje më afatgjatë dhe më sistematike. Është e nevojshme që të ketë masa dhe politika që lidhen posaçërisht me grupin e prindërve të vetëm dhe fëmijëve me një prind”, u shpreh Doroti Paçkova – OJQ “NJË MUNDET”
Nëna e vetme me birin e saj shtatë muajsh falënderoi të gjithë qytetarët që hapën zemrat e tyre dhe ushqyen Aminin e vogël. Ata kanë mbledhur të holla rreth 2 mijë euro, por kërkojnë që sipas mundësive t’u sigurohet një dhomë e cila do të ishte pronë e tyre.
Kontakt: +38972623193

