Kryetari i komunës së Dollnenit Xhemil Qamili në profolin e tij ne Facebook njofton:
Premtimi parazgjedhor dhe ëndrra e kahmotshme e banorëve të Cërnilishtës dhe vendbanimeve përreth po realizohet falë angazhimit të drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”, z. Gajur Kadriu dhe mbështetjes së parezervë të kryetarit Ali Ahmeti. Është ky një projekt për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës që lidhë komunën e Dollnenit dhe atë të Çashkës, në gjatësi prej 10 km, me çka edhe e shkurtojmë rrugën për në Shkup për afër 60 km në një drejtim.
U tha, u bë!


