RRETHI I DYTË NË DUART E SHQIPTARËVE, TALAT XHAFERI PRESIDENT I ARDHSHËM?

Fati i zgjedhjeve presidenciale dhe arritja e cenzusit është në duar të shqiptarëve. Analistet Todor Pendarov dhe Qashif Bakiu janë të ndarë në mendime sa i përket arritjes së cenzusit. Todor Pendarov thotë se është për të ardhur keq që edhe pas 30 viteve si shtet po flasim për organizim të zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Sipas tij, këtë mendim është dashur që ta heqim nga mendja shumë kohë më parë. Ai thotë se humbës i këtyre zgjedhjeve është Zoran Zaev.

“Pavarësisht se kandidati I LSDM-së ka më shumë vota, Zaevi është në një mënyrë humbës. Mickovski me 300 e ca mijë votat të cilat janë të profesoreshës Siljanovska, është  etabluar si lider i opozitares VMRO-DPMNE që ishte edhe qëllimi kryesor I tij.  Sa i përket rrethit të dytë, unë mendoj se në rrethin e dytë, fitues do të jetë zoti Talat Xhaferi. Kjo sipas kushtetutës dhe jo në bazë të rezultateve. Kjo do të thotë që nuk do të ketë census”, theksoi Todor Pendarov, analist.

Bakiu thotë se zgjedhjet e djeshme ishin një mesazh i qartë për partitë politike në përgjithësi se qytetarët dinë të vlerësojnë dhe në mënyrë demokratike të japin votën e tyre. Sipas Bakiut, votuesit treguan dje se dinë edhe të gjykojnë.

“Ky census mendoj se varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga votuesit shqiptarë, respektivisht nga aktiviteti i partive politike shqiptare. Pazar me votat e qytetarit shqiptar është vështirë të bëhet. Mendoj se mesazhi më i fuqishëm që doli nga zgjedhjet e djeshme është se kandidatët të cilët garojnë në zgjedhjet presidenciale do të duhet të përballen, respektivisht të takohen me votuesin shqiptar dhe ta bindin votuesin shqiptar  se si të votojë”, potencoi Qashif Bakiu, analist.

Ndryshe në nenin 82 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut thuhet se, në rast të vdekjes, dorëheqjes, pamundësisë së përhershme që ta ushtrojë funksionin ose ndërprerjes së mandatit sipas fuqisë së Kushtetutës, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Republikës, funksionin e Kryetarit të Republikës e ushtron Kryetari i Kuvendit. Në kushtetutë thuhet se kur Kryetari i Kuvendit e ushtron funksionin e Kryetarit të Republikës, ai merr pjesë në punën e Kuvendit pa të drejtë vendosjeje.

 

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Rama dhe Mickoski nesër hapin pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë

Kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Edi Rama, do të marrin...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Artikuj të ngjashëm