Rikthehet futbolli ne Saraj
Pas nje pauze te gjate me ne fund te diellen fillone kampionati i liges se trete – veri, gjegjsisht pjesa e dyte e kampionatit. Ndeshjen e pare si nikoqir KF Rinia´98 do te takohet me skuadren FK Ilindenin e cila pretendon te hyje ne ligen e dyte. Qe ne fillim te sezones Ilindenasit ishin favorit per te shpallur kampion ne ligen e trete dhe per kete ata do vijn ne Lubin me shprese per te fituar ndonje pike. Skuadra e KF Rinia´98 gati dy muaj qe ka filluar me pregaditje per pjesen pranverore te kampionatit ku edhe zhvilluan disa ndeshje miqesore. Ne keto ndeshje paten rastin te provojn disa lojtar te cilet edhe i kane afruar ne skuader si dhe kane testuar disa taktika per te gjetur formacionin me te mire per kete ndeshje. Duhet permendur mungesen e disa lojtarve si dhe brenga me e madhe eshte tek fusha e futbollit e cila eshte shume e veshtir per te luajtur. Skuadra e KF Rinia´98 shpreson edhe ne mbeshtetjen e futbolledashesit qe ta mbushin tribunen e stadiumin.


