Lloka humb durimin për Urën

Qytetarët e vendbanimit Llokë po humbin durimin nga premtimet politike dhe pritjet, për ndërtimin e urës, nga ana e Qytetit të Shkupit. Bashkësia Lokale e këtij vendbanimi, do të kalojë në veprimet më të ashpra, ku paralajmërojnë organizimin e një proteste në Bulevardin “ Partizanski Odredi”, në dalje të Shkupit dhe në hyrje të autostradës Shkup-Tetovë.

Bashkësia Lokale e këtij vendbanimi, deri më tani ka dorëzuar disa kërkesa me nga 500 nënshkrime deri te Qyteti I Shkupit, por deri më tani nuk ka një përgjigje se kur o të fillojë ndërtimi I urës. Kjo situatë është bërë më alarmante dhe ka ngjallur revolt më të madhe është se para disa muaj ka pësuar një grua e cila është rrëzuar nga ura dhe më parë kanë pësuar edhe qytetarë tjerë.

“Protesta është çështje ditësh se kur do të zhvillohet, por Bashkësia Lokale e Llokës, kërkojnë mbështetje dhe solidarizim nga vendbanimet tjera, që protesta të jetë sa më e madhe që e efekti të jetë më I shpejtë. Jemi të revoltuar tej mase me premtimet e kryetarit Petre Shilegov.  Nuk duamë që të pësojë ndonjë qytetarë tjetër I Llokës që të bjer nga ura. Këtu problemet zgjidhen vetëm me protesta, njëherë do të protestojmë në rrugë, ndërsa herën e e dytë do të shkojmë para Qytetit të Shkupit”, u shprehen nga Bashkësia e Llokës.

Kryetari I Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në takimin që realizoi me qytetarët e Llokës,  ju patë premtuar qytetarëve të Llokës se do ta ndërtojë urën gjat vitit të parë pasi ta marë mandatin.  Ndërtimi I urës nuk është I përfshirë edhe në buxhetin e Qytetit të Shkupit, për vitin 2019, që nënkupton se edhe këtë vit kjo urë nuk do të ndërtohet.

Kryetari I Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në komunë të Sarajit, mori 9200 vota, por gjatë takimeve që realizoi me qytetarët premtoi shumë projekte në territorin e komunës së Sarajit, koritën e Lumit Vardar, asfaltimin e rrugëve bë Sfillare të Epërme, Kondovë si dhe projekte tjera të nivelit lokal.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Rama dhe Mickoski nesër hapin pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë

Kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Edi Rama, do të marrin...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Artikuj të ngjashëm