
Meriton Idrzi është futbollist i rritur dhe i dalur nga akademia e Rabotniçkit, ndërsa këtë të mërkurë ai debutoi për herë të parë në kupën e Maqedonisë në ndeshjen Lokomotiva kundër ekipit Trim & Lum.
18 vjeçari luan në rolin e sulmuesit të krahut në të dy anët dhë bëhet fjal për një futbollist premtues, ndërsa tekniku i ekipit Lokomotiva vendosi t’i jep shansin në moment jo të përshtatshëm kur ekipi i tij kishte disavantazh 3:0 dhe i riu nuk kishte hapësira të ketë kontakte shumë me topin dhe t’i tregojë vlerat.
Fatkeqësisht ekipi i tij ka shënuar humbje 5-1 dhe është diskualifikuar nga kupa e Maqedonisë, por shqiptari ka aritur ti bind drejtuesit maqedonas dhe ai që sot është i regjistruar zyrtarisht në FFM.

