10 aksidente në Shkup, 9 persona të lënduar lehtë

Nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë prej gjithsej dhjetë aksidenteve gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB-së Shkup. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga MPB informojnë se policia e komunikacionit dje ka zbuluar dhe përjashtuar nga komunikacioni 32 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 16 para se të marrin patentë shoferi, dy fillestarë, si dhe katër automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar, katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në zona të udhëkryqeve, shtatë shoferë të motoçikletave për mosshfrytëzim të kaskës mbrojtëse, 22 shoferë për mosmbajtje të rripit të sigurisë dhe 23 shoferë kanë përdorur celular gjatë ngasjes së automjetit.
Shtatë këmbësorë janë sanksionuar për kalim jashtë vendkalimit të shënuar dhe një i cili ka kaluar rrugën në dritë të kuqe.

Janë zënë edhe 61 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë mënjanuar 50 automjete.

Më të lexuara

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm