Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot fushat mes fshatrave Orash dhe Vorcë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe sipërfaqe të mëdha dhe prona të banorëve.
Zjarrfikësit ende nuk kanë arritur në vendngjarje, ndërsa banorët janë mobilizuar vetë dhe po luftojnë ende me flakët me mjetet e tyre të thjeshta, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Situata paraqitet shqetësuese dhe banorët kërkojnë ndihmë të menjëhershme nga autoritetet kompetente, pasi çdo vonesë mund të shkaktojë dëme më të mëdha.

