Zendeli nga Kondova , “Schumacheri” shqiptar!

Talentët shqiptarë vazhdojnë të shkëlqejnë në Evropë dhe atë në sporte të ndryshme. Njëri ndër ta është Lirim Zendeli nga  Dervendi Shkupit gjegjësisht nga Kondova, i cili së bashku me familje jeton në Gjermani.

Zendeli është 18 vjeç dhe shquhet në sportin, Kart Sport (Gokart) dhe pas dy vjetësh synon të hyjë në Formula3, duke shkuar edhe rrugës së legjendës botërore të garave të shpejtesisë, Michael Schumacher. Lirimi ka filluar të merret me këtë sport në moshën 10-vjecare dhe për një kohë të shkurtë ka zhvilluar talentin e tij, saqë është renditur lart për moshën e tij në Gjermani. Ai ka fituar shumë gara.

 

Specialistet e këtij sporti, duke e dalluar si një talent të rrallë, e ofruan në ekipin KSM, Keiser Schumacher Muchoë në vitin 2011. Ata e shohin shqiptarin me një të ardhme të ndritur, ku besojnë se  mund të garoj në Formula 3. Deri me sot, familja e tij ka investuar me çka ka mundur që djali i tyre të ndjekë stërvitjet dhe garat, edhe pse shpenzimet kanë qenë shumë të shtrenjta.

Nëse Zendeli tregohet i suksesshëm në Formula 3, ka gjasa të mëdha më pas të hyjë në Formula 1, duke u bëre shqiptari i parë që garon në nivelet më të larta të këtij sporti shumë të suksesshëm dhe të shtrenjtë.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm