More

    Zejneli: Themelimi i Universitetit të Tetovës mbetet ngjarje historike

    Me homazhe përpara bustit të dëshmorit të arsimit shqip dhe homazhe te varri i themeluesit dhe Rektorit të pare të Universitetit të Tetovës u shënuar 29 vjetori të ligjëratave të para në këtë universitet. Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Jusuf Zejneli në fjalimin e tij me këtë rast tha se themelimit i Universitetit të Tetovës është kthesë në jetën e të gjithëve.

    “Themelimi i Universitetit të Tetovës është ngjarje e madhe historike sepse ka shënuar kthesë në jetën tonë, ka ndikuar dhe ndikon në vazhdimësi në përparimin shoqëror, kulturor, arsimor, shkencor, shpirtëror dhe intelektual të qytetarëve. Më 17 shkurtë të vitit 1975 në Poroj të Tetovës u mbajtën ligjëratat e para të këtij tempulli të dijës”, tha Jusuf Zejneli, Rektor i UT.

    Blerton Sulejmani, dekan pran fakultetit filologjik, në referatin e tij kushtuar 29 vjetorit të ligjëratave të para në USHT, e vendosi theksin tek sakrificat që kanë kaluar nga mbledhja e parë e deri në themelimin e Universitetit.

    “ Rreth orës 14.00 do të nisin përplasjet e para mes popullatës dhe policisë, kurse një bombë tymuese gazi do ta eskalojë situatën. Policët do të shtënë me armë. Edhe nga pamjet televizive të asaj kohe vërehen qartë të shtënat e pakontrolluara të policisë me automatikë dhe fati në të gjithë këtë fatkeqësi është se nuk pati shumë viktima. Në këtë ditë, do të vritet Abdylselam Emini – Dëshmori i Arsimit Shqip, kurse njëzet persona të tjerë do të pësojnë lëndime”, tha Berton Sulejmani, Dekan i fakultetit Filologjik.

    29 vite më pas, Univesiteti i Tetovës numëron 13 fakultete dhe mbi 12 mijë studentë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...