More

    VLEN nuk do të bëhet një parti para zgjedhjeve lokale! Përçarjet në Lëvizjen Besa vazhdojnë

    Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami bën të ditur se Koalicioni VLEN mund të bëhet një parti politike pas zgjedhjeve lokale. Nga ana tjetër, vazhdojn përçarjet në Lëvizjen Besa. Largimin e degës e Gostivarit nga kjo parti Kasami e arsyeton me rezultatin e dobët në zgjedhje.

    VLEN nuk do të bëhet një parti para zgjedhjeve lokale, kështu ka deklaruar sot kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami.

    Edhe pse me herët kishte paralajmërime se partneret e koalicionit mund të shkrihen në një subjekt kjo si duket vështirë të ndodhë.  Sot Kasami tha se strukturat nuk duhet të shkrihen dhe neutralizohen por që zgjedhjet lokale do të jenë barometër për të parë se kush dhe si ka kontribuar brenda koalicionit VLEN

    ” Besoj se kushtet më të përshtatshme për të pasur një organizim të përbashkët politike do të jenë pas zgjedhjeve lokale ku edhe do të shohim si VLEN por edhe si participues në këtë koalicion, ku jemi, si jemi dhe a kemi potencial për të qenë bartës të proceseve më të rëndësishme të RMV-së. Ne vlersojmë që deri në zgjedhjet lokale është me rëndësi që ti motivojmë strukturat partiake të mos i shkrimë dhe neutralizojmë por ti motivojmë që të jenë aktive. Pas zgjedhjeve lokale do të krijohen kushtet që të mendohet për një komgres të përbashkët apo një formë të homogjenizimit të strukturave në një strukturë të vetme partiake”, tha kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami

    Sa i përket partis së tij dhe largimeve të fundit siç ndodhi me degën e Lëvizjes Besa në Gostivar Kasami tha se partia e tij ka treguar rezultat të dobët në zgjedhjet e fundit në Gostivar dhe kjo ka bërë që të ketë ristrukturim të kësaj dege sepse siç thotë Kasami ata që kanë pasur etje për pushtet në Degën e Gostivarit u larguan.

    “Ne kemi pru një vendim si parti për ristrukturim të nëndegëve dhe degëve të kësaj partie, dega e Lëvizjes Besa në Gostivar fatkeqsisht ka qenë një ndër degët me rezultat më të dobët si strukturë politike dhe ne i kemi dhënë prioritet riorganizimit të degës së Gostivarit sigurisht që ata që nuk kanë pasur rezultat dhe ata që nuk e kanë ndjer veten të rezikuar në pozitat e tyre dhe pretendimet që i kanë pasur për të marrë pjesë në pushtet mund të dalin edhe me ashtu qëndrime”, deklaroi Kasami.

    Deklaratave të Kasamit i është kundërpërgjigjur ish-kryetari i degës së Lëvizjes Besa në Gostivar Dritan Imeri, ai ka deklaruar që kjo parti ka qenë mirë e organizuar në Gostivar por për shkak të disa individëve kryesia qendrore nuk ka respektuar aspak hierarkinë e degës së Gostivarit. Ai mohon kategorikisht akuzat e Kasamit se Imeri ka pasur ambicje për pushtet.

    “Bilall Kasami le të më tregon parametrin se si e ka komstatuar që dega e Gostivarit ka paeur rezultat më të dobët se degët e tjera të kësaj partie në nivel shtetëror. Arafat Shabani dhe Fadil Zendeli në mbledhjen e kryesis qendrore kanë dhënë informata të gabuara dhe numër jo real të votave në Gostivar. Arafat Shabni të cilin ma imponoj Bilall Kasami për shef shtabi ka dhënë kështu dezinformata në parti.Bukfalisht janë tendencioze fjalët e Bilall Kasamit që unë kam pasur ambicje për pushtet kur në këto momente e gjithë rrethi i tij i ngushtë janë në pozicione. Ata veprojnë si shoqatë dhe jo si parti politike unë kur kam ardhur në krye të degës ka pasur tre persona dega e Gostivarit dhe kur këta e panë që unë punoj në mënyrë ekipore dhe merritat duhet të shkojnë tek personat e duhur dhe jo vetëm te Fadil Zendeli dhe Arafat Shabani. Këta janë parti e padrejtë mua më vjen shum keq ta them se BDI do të kthehet me kalë të bardhë me këta metrapaz që kanë ardhur në pushtet vetëm për të vjedhur”, tha Dritan Imeri ish Kryetar i Degës së Lëvizjes Besa në Gostivar

    Informatat flasin që edhe në disa degë të Lëvizjes Besa ka pakënaqësi të ngjajshme. /tvklan.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Siljanovska: Gjykata shumë më herët është dashur ta shfuqizoj balancuesin

    Gjykata Kushtetuese është dashur shumë më herët ta merr vendimin për shfuqizimin e balancuesit dhe nuk mendoj se jemi...

    Lladrovci: Unë jam bulldozher dhe kush më del përpara e marr pas vetes

    Në Kuvendin e sotëm vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka pasur tensionim të situatës, ku në pamjet...

    NP “Mali Sharr”: Sanksione për dhjetëra shoferë që kanë lëvizur me automjete në vende ku kjo është e ndaluar brenda Parkut Kombëtar

    Nga NP Mali Sharr në një postim në facebook kanë njoftuar se ka pasur sanskipne ndaj disa personave qe...

    Daçiqi në Kumanovë i dhuroi Dimitrievskit Fiço me mbishkrimin “MILICIJA”

    Ministri serb i Punëve të Brendshme gjatë vizitës në Kumanovë, është pritur nga kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim...