Vjedhje masive në nënstacionin elektrik në Draçevë, dëmi i kalon 5 milionë eurot

Kabuj bakri, shina bakri dhe shufra janë vjedhur nga nënstacioni i terheqjes elektrike në Draçevë, i cili ndodhet mes stacioneve hekurudhore Lisice dhe Draçevë në Shkup. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i drejtpërdrejtë material kap shifrën e rreth 5 milionë eurove, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Nga kjo ministri bëjnë të ditur se është shkaktuar shkatërrim i plotë i një pjese të rëndësishme të pajisjeve elektro-energjetike të infrastrukturës hekurudhore, përkatësisht objekti është sjellë në gjendje plotësisht jofunksionale.

​Gjatë vjedhjes janë përmbysur me dhunë dy transformatorë të mëdhenj elektro-energjetikë, secili me peshë prej mbi 30 tonësh. Nga transformatorët është nxjerrë dhe derdhur vaji i transformatorit, ndërsa mbështjellësit e bakrit dhe komponentët e tjerë me vlerë janë hequr dhe vjedhur tërësisht.
​„Ky rast nuk përfaqëson vetëm një vjedhje të bakrit dhe pajisjeve, por një sulm të rëndë ndaj infrastrukturës kritike hekurudhore dhe ndaj pronës së shtetit dhe qytetarëve. Dëmtimi i me këtë shkallë i me objekteve të tilla mund të shkaktojë pasoja të rënda për sigurinë, stabilitetin dhe funksionimin e rregullt të trafficut hekurudhor“, theksojnë nga Ministria.
​Ministria e Transportit u bën thirrje institucioneve kompetente që rasti të hulumtohet me urgjencë dhe në mënyrë të thuktë, si dhe kryerësit e veprës dhe të gjithë personat e përfshirë në vjedhjen, transportin dhe tjetërsimin e mëtejshëm të materialeve të vjedhura të identifikohen dhe të marrin përgjegjësinë e duhur.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm