More

    Vizitë e ministrit Murtezani në Varzhavë dhe Kiev

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, nga 16 deri më 19 janar 2025 për vizitë pune do të qëndrojë në Poloni dhe Ukrainë.

    Gjatë vizitës së tij në Poloni, Ministri Murtenani do të takohet me Ministrin polak për çështje të BE-së, Adam Shlapka. Nga fillimi i janarit, Polonia nga Hungaria mori kryesimin gjashtëmujor me Këshillin e BE-së. Dy ministrat në takim do të diskutojnë për prioritetet e kryesimit polak me BE-në si dhe procesin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut.

    Pas përfundimit të vizitës në Poloni, Ministri Murtezani do të vazhdojë me vizitë pune në Ukrainë. Në Kiev, është paraparë që MÇE Murtezani të takohet me Zëvendëskryeministren e Ukrainës për Integrime Evropiane dhe Euroatlantike, Ministre e Drejtësisë dhe Kryenegociatore për anëtarësimin e Ukrainës në BE, Olga Stefanishina.

    Në kuadër të vizitës do të nënshkruhet Memorandumi për Bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, i cili do të avancojë bashkëpunimin në procesin euro-integrues dhe do të avancojë mbështetjen e Ukrainës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Gjatë vizitës në Ukrainë, Ministri Murtezani do të takohet edhe me deputeten në Parlamentin e Ukrainës dhe Kryetaren e Komisionit për Çështje të integrimit të Ukrainës në BE, Ivanna Klimpush-Cintcadze, Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Evgen Perebinis, si dhe Zëvendësministrin e Kulturës dhe Komunikimeve Strategjike të Ukrainës, përgjegjës për integrime evropiane, Andrij Nadzhos.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Hulumtim, 35,2 % e qytetarëve mendojnë të largohen nga RMV-ja

    Më shumë se një e treta e popullsisë ose 35,2 për qind mendojnë të largohen nga Maqedonia e Veriut....

    Sela: Në qeverisjen VLEN, asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua, vetëm se u shkurtuan ato të drejta që i kishim…

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat tha se nën qeverisjen e VLEN-it...

    Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoni

    Nafta prej sot në mesnatë shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave dhe i vajit ekstra...

    Ministria e Shëndetësisë propozon mbajtjen e maskave në spitale dhe ndalimin e vizitave te pacientët e shtruar

    Mjeku Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive, ka theksuar se ky vit është më ei butë, me...