More

    Vetura “Polo” e cila është përdorur në ngjarjen e mbrëmshme në Tetovë ka qenë e vjedhur nën kërcënimin e armës

    Më datë 11.04.2024 në ora 22.45 në SPB-Tetovë, M.T. nga Tetova ka raportuar se në drejtim të shtëpisë së tij në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, është qëlluar me armë zjarri nga një veturë ,,Volkswagen Polo,, në lëvizje. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëmtime në derën e hyrjes dhe muret e shtëpisë.

    Është kryer këqyrje dhe pas masave të marra rreth orës 01.35 të datës 12.04.2024 në rrugën Tetovë- Kodra e Diellit automjeti është gjetur. Gjithashtu, pas marrjes së masave, është konstatuar se paraprakisht është raportuar se rreth orës 22:30 nën kërcnim të armës së zjarrit është marrë vetura e tipit “Polo” me armë zjarri nga personi F.E. dhe babait të tij H.E.

    Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...