More

    Vetura Mercedes me më shumë se 1 milion kilometra, ja sa shpenzoi për mirëmbajtje dhe naftë [FOTO]

    Vetura Mercedes me më shumë se 1 milion kilometra, ja sa shpenzoi për mirëmbajtje dhe naftë [FOTO]

    Një punonjës në fabrikën e Daimler në Sindelfingen të Gjermanisë, ka bërë më shumë se 1 milion kilometra veturës së tij Mercedes-Benz 200 D W124.

    Kjo veturë ishte blerë e re në vitin 1992 nga Michael Nickl, pesë vite pasi që kishte filluar të punoj për Daimler. Ai kishte zgjedhur versionin bazik të këtij modeli pasi që nuk kishte mundësi financiare për të marr versionin me opsione shtesë.

    Kjo veturë ka një motor me naftë i cili prodhon 75 kf dhe 126 Nm torkë me shpenzime mesatare prej 6l / 100 km.

    Plani i Nickl ishte që ta mbante veturën për një vit dhe pastaj ta shiste atë më çmim më të lartë se sa e kishte blerë pasi që asokohe punonjësit e kësaj fabrike përfitonin zbritje të madhe kur blinin vetura Mercedes. Por, vlera e veturave me naftë ra në mënyrë drastike pas dyshimeve se shkarkimet e gazrave nga veturat me naftë shkaktonin kancer, transmeton Express. Kjo bëri që Nickl mos ta shes veturën të cilën sot, 25 vite më vonë e nget ende.

    Kjo veturë u servisua rregullisht me ndërrimin e vajit dhe filterëve dhe kur arriti 445,000 km ju ndërrua edhe friksioni. Kjo veturë kishte pësuar edhe një aksident të vogël ku ju ndërruan dritat e para dhe radiatori.

    Por, çfarë e bënë të veçantë këtë veturë është se Nickl ka mbajtur një evidencë të saktë për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe naftës së shpenzuar përgjatë 25 viteve ku kostoja e mirëmbajtjes ka qenë 58,563.26€, ndërsa nafta e shpenzuar ka arritur vlerën 53,786.28€. Pra totali i shpenzimeve për 1 milion kilometra në Mercedes të vjetër E-Klasë është 112,349.54€.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Banorët e Hasanbegut më shumë se një dekadë presin ndërtimin e çerdhes

    Banorët e Hasanbegut janë në pritje të ndërtimit të çerdhes në vendbanimin e tyre. Por, komuna e Gazi Babës...

    Sllagjana në vend të Besnikut, Bozhinovska në vend të Ajshes! Reagime për emërimet e reja në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë

    Në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë kanë ndodhur ndryshime në strukturat përgjegjëse, konkretisht po ndodhë “deshqiptarizimi” i institucionit. Kështu...

    “Shvercerat” godasin presidentin e FC Shkupit: Largohu e mos prit që ne t’ju largojmë!

    Pas humbjes së sotme nga ekipi i Vardarit, tifo grupi Shvercerat kanë reaguar ndaj presidentit të FC Shkupit duke...

    Mexhiti: Komunikatat e ministrive duhet të jenë në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe, shkelet ligji nëse nuk bëhet kjo

    I pyetur se si e komenton qasjen e Ministrisë së Administratës ndaj mediumeve dhe publikut, që dërgojnë komunikata vetëm...