Kreu i Kuvendit Kadri Veseli ka vlerësuar si përmirësim të ndjeshëm renditjen e Kosovës në vendin e 95’të për korrupsion, derisa një vit më parë renditej e 106’ta.
“Raporti i sapodalë i organizatës së njohur ndërkombëtare Transparency International për perceptimin e korrupsionit tregon se Kosova ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm më 2016. Vendi ynë është renditur në vendin e 95-të, ndërsa një vit më herët ishte në vendin e 106-të, pra 11 vende më poshtë. Të gjithëve na mbetet ende një rrugë e gjatë për ta bërë në luftën kundër korrupsionit, por ne po ecim me hapa të shpejtë në drejtimin e duhur”, ka shkruar Veseli në facebook.