Shqipëria dhe Mali i Zi favorite për BE! KOS: Maqedonia e Veriut mbetet ta ndryshojë Kushtetutën

Do të bëjë gjithçka që çështjet dypalëshe të mos jenë pjesë e procesit të negociatave, por kjo tashmë po ndodh dhe do të ndodh edhe në të ardhmen, theksoi eurokomesarja për zgjerim, Marta Kos, në Parlamentin europian.

 

Kjo ishte përgjigja e saj për pyetjen e raportuesit për Maqedoninë, Tomas Vajc, i cili kërkoi që Unioni të ndryshojë mënyrën unanime të vendimmarrjes. Kos tha se shpreson që RMV-ja do ta ndryshojë Kushtetutën, ndërsa siç shtoi, më pas do ta ketë mbështetjen nga Bullgaria. Eurokomesarja tha se Unioni mund të zgjerohet me anëtare të re në vitin 2029, ndërsa tani për tani Shqipëria dhe Mali i Zi janë favorite.

 

 

“Shpresojmë se Maqedonia do ta plotësojë obligimin për ndryshim të Kushtetutës. Pastaj jam e sigurt se do të lëvizim me Maqedoninë e Veriut, ndërsa me përkrahjen e Bullgarisë, do të mundemi të vazhdojmë më tutje. z.Picula, e përmendët çështjen me kredibilitetin e BE-së. Kjo ka të bëjë me dy palët, përkatësisht të ketë kërkesa ndaj vendeve-kandidate dhe ato të respektohen nëse kërkohet kjo”, tha Marta Kos, eurokomisare për zgjerim, përcjell TV21.

 

 

 

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm