E martë, 13 Maj, 2025
17.1 C
Skopje

Vendosen tetë tabela turistike njoftuese në Shkup në dygjuhësi

Për promovimin e objekteve kulturore-historike dhe për orientim më të lehtë të qytetarëve dhe të turistëve, Qyteti i Shkupit ka vendosur tetë tabelat njoftuese, në tetë lokacione në qendër të qytetit.

Si pjesë e projektit “Vendosje e tabelave turistike njoftuese” të vendosura në tetë shtylla me nga tre tabela njoftuese, të cilat do t’ju shërbejnë vizitorëve dhe qytetarëve më lehtë të orientohen dhe ta vizitojnë objektin e dëshiruar kulturor-historik ose lokalitetet në rajonin qendror të qytetit.

Këto tabela turistike janë vendosur në sheshin “Fili i Dytë”, kundrejt kishës “Shën Dimitri”, sheshi “Maqedonia”, Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës dhe Çarshia e Vjetër ec Shkupit.

Është vendosur tabelë në sheshin “Filipi i Dytë” deri te Ura e Gurit e Qytetit të Shkupit, Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe Kalaja e Shkupit, pastaj në sheshin “Maqedonia” deri te pallati Riistik, Muzeu i Qytetit të Shkupit, Shtëpia përkujtimore e Nënë terezës dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit.

Tabelë është vendosur kundrejt Portës Maqedonia, Shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës, Sheshit “Maqedonia” dhe Çarshisë së Vjetër të Shkupit, pastaj kundrejt Kuvendit të Rm-së, Çarshisë së Vjetër të Shkupit, Sheshit “Maqedonia” dhe Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës.

Tabelë turistike njoftuese është vendosur midis hotelit “Holide In” dhe urës, të Sheshit “Maqedonia”, Urës së Gurit dhe Çarshisë së Vjetër të Shkupit, pastaj në rrugën “Maqedonia” te “Rekordi”, Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës, Muzeu i Qytetit të Shkupit dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se tabela turistike janë vendosur edhe në “Rruga Maqedonia”, vendi për këmbësorë në rr. “Dame Gruev”, Muzeu i Qytetit të Shkupit, Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës dhe Ura e Gurit.

Më të lexuara

Degradim dhe “pastrim” i shqiptarëve nga policia e Butelit

Shkup, 12 maj – Stacioni policor në Butel po...

Publikohen ndryshimet ligjore për sigurinë në trafik/ gjoba të reja për këmbësorët…

Në platformën “ENER” janë publikuar propozim ndryshimet ligjore për...

Nga mesnata ulen çmimet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të...

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

Policia dje ka ndaluar një shtetas shqiptar 31-vjeçar i...

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

ANALIZË: Borxhi i brendshëm i RMV-së u rrit për 25,5 milionë euro për tre muaj!

Në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads