E premte, 25 Prill, 2025
12.8 C
Skopje

Vdekja e foshnjës 7 muajshe, prindërit paralajmërojnë padi!

Prindërit e foshnjës 7 muajshe e cila ndërroi jetë një muaj më parë në Klinikën e Fëmijëve kërkojnë përgjegjësi. Ata shprehen të revoltuar me deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, i cili dje tha se “për fat të mirë nuk ka gabim mjekësor dhe se fëmija është dërguar vonë për kurim”. Prindërit thonë se para se ti përkeqësohej gjendja shëndetësore foshnjës ata e kanë dërguar në spital, por mjekët e kanë “shëtitur” nga klinika në klinikë dhe e kanë lëshuar për kurim shtëpiak.

 

“Si ta komentojë deklaratën ‘për fat të mirë’ dhe kur ai thotë se fëmija është dërguar vonë në Klinikë. Si është vonë, kur unë para dy ditëve e kam dërguar dhe më kanë dërguar nga njëra në tjetrën Klinikë, dhe në fund na lëshuan në shtëpi. Do të kërkojë përgjegjësi deri në fund. Pse të hënën neve na kanë lëshuar në shtëpi, pse specializantët apo specialistët nuk kanë vlerësuar se fëmija duhet të hospitalizohet, për këtë kërkojë përgjegjësi”, tha Vllatko Tërpkovski, baba i foshnjës.

 

Kanë reaguar nga LSDM. Opozita thotë se fatkeqësitë në shëndetësi nuk duhet të fshihen, dhe për këtë kërkojnë përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Klinikës së Fëmijëve.

 

“Kjo është e papranueshme ministër i Shëndetësisë, Taravari, po flasim për fëmijë, këto janë shifra tragjike, bashkë me drejtorin e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Memedi, duhet të dilni dhe të jepni dorëheqjen. Spitalet janë të stërmbushura me furnizime bazë mjekësore, listat e pritjes janë të mëdha dhe drejtorët e sapoemëruar po frikësojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor në mënyrë që ata të mos flasin publikisht për problemet e kujdesit shëndetësor”, thonë nga LSDM.

 

Prindërit e foshnjës 7 muajshe edhe më herët janë ankuar se foshnja është refuzuar të shtrohej në spital edhe përkundër gjendjes jo të mirë, ndërsa është pranuar vetëm pas 48 orëve kur gjendja u vështirësua tej-mase. Ministria e Shëndetësisë pati theksuar se foshnja ka ndërruar jetë si pasojë e sindromit serioz i cili ka përfshirë më shumë organe./Alsat.mk

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads