E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Valdet Xhaferi dhe Talat Xhaferi “ndezin motorrët” në Gostivar

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Gostivar po vijon me aktivitetet partiake.

Siç njofton kryetari i BDI Gostivar, Valdet Xhaferi, sonte është mbajtur takimi me Kryetarët e Këshillave Vendor, Anëtarët e Kryesisë dhe Udhëheqësit e Departamenteve, me të cilët është diskutuar mbi aktivitetet e degës dhe programin partiak.

Njoftimi i plotë:

Takimi i rradhës i Shtabit Politik të Degës së BDI-së në Gostivar u mbajt sot me Kryetarët e Këshillave Vendor, Anëtarët e Kryesisë dhe Udhëheqësit e Departamenteve.

Shefi i Shtabit Politik për qytetin e Gostivarit z.Talat Xhaferi zhvilloi takimin e rradhës me një pjesë të strukturës së Degës. Ky takim kishte një karakter informativ dhe koordinues, ku u diskutua për rolin dhe përgjegjësitë e këshillave vendore dhe departamenteve në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve politike të degës dhe shtabit politik.

Të pranishimit ndanë mendime dhe sygjerime për forcimin e strukturave dhe angazhimin më të madh të aktivistëve në nivel lokal.

Në këtë takim, u theksua rëndësia e një bashkëpunimi të ngushtë dhe të koordinuar mes Shtabit Politik dhe strukturave, për të siguruar një organizim të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës të të gjithë qytetarëve dhe simpatizuesve të BDI-së. Aktivitetet politike do të vazhdojnë të zhvillohen edhe ditët në vijim, përfshirë organizimin e takimeve dhe aktiviteteve që do të kontribuojnë në forcimin e BDI-së në nivel të qytetit të Gostivarit dhe përmirësimin e situatës politike.

Shtabi Politik i BDI-Dega në Gostivar, në bashkëpunim me kryetarët e këshillave vendore dhe anëtarët e tjerë, mbetet e angazhuar për të dëgjuar dhe për të përfshirë çdo kontribut nga qytetarët e Gostivarit, duke e bërë kështu politikën më afër interesave të komunitetit.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads