Banorët e Kondovës prej vitesh përballen me një problem që vazhdon të përsëritet, uji që rrjedh pa ndërprerë nëpër rrugë.
Edhe pse situata është e njohur prej kohësh, deri më sot nuk është gjetur një zgjidhje konkrete. Rrugët vazhdojnë të jenë të lagështa dhe të mbuluara me ujë, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar shqetësime të vazhdueshme për banorët.
Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë dhe të gjendet një zgjidhje përfundimtare për këtë problem që, sipas tyre, po zgjat prej shumë vitesh.

