U tërhoq nga tregu ushqimi për bebe “Aptamil”, ata që e kanë blerë ta kthejnë

 

Search

Zyrtare.net

Zyrtare.net

MaqedoniU tërhoq nga tregu ushqimi për bebe “Aptamil”, ata që e kanë blerë ta kthejnëPublished 1 minute ago on 27/01/2026By admin

 

ShareTweet

8

SHPËRNDARJE!

SHPËRNDAJE!

Tweet

Nga tregu i Maqedonisë së Veriut po tërhiqet urgjentisht produkti “Aptamil AR 2”, 24×400 gramë, seri 2027.01.02, për të cilin është konstatuar kontaminim me cereulid (cereulide), njoftoi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), transmeton Portalb.mk.

 

Nga Agjencia u bëhet thirrje konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt me këtë shifër dhe afatin e përdorimit të përmendur të mos e përdorin dhe ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë.

 

Cereulidi është një toksinë rezistente ndaj nxehtësisë, e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus, i cili mund të zhvillohet në ushqim. Simptomat më të shpeshta të një infeksioni të mundshëm janë të vjellat dhe diarrea, që shfaqen pak kohë pas konsumimit të qumështit, nga 30 minuta deri në tre orë.

 

Simptomat janë shumë të ngjashme me ato të një virusi të stomakut.

 

Shërbimet inspektuese të AUV-së gjatë ditës së djeshme kanë kryer një kontroll të jashtëzakonshëm inspektues te operatori ushqimor, importues i formulave fillestare për foshnja, formulave pasuese për foshnja dhe ushqimeve dietetike për qëllime të veçanta mjekësore.

 

Kjo u bë pasi AUV mori njoftim për një produkt të pasigurt në vend.

 

“Gjatë kontrollit u konstatua se e gjithë sasia e importuar është shpërndarë në tregun e Maqedonisë, pra produkti nuk është gjetur në magazinat e importuesit dhe se, siç e ka njoftuar vetë operatori Agjencinë dhe publikun, po kryhet tërheqje urgjente e sasive të shpërndara të këtij produkti nga tregu”, thuhet në njoftim.

 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se po e ndjek situatën dhe,nëse lind nevoja, do të reagojë me kohë duke marrë masat përkatëse për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të foshnjave.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Nesër pa rrymë një pjesë e Sarajit

Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) organizon sot ankand...

Artikuj të ngjashëm