SPB Tetovë ka paraqitur padi penale kundër A.I. (26), A.XH. (23) nga Tetova, M.B. (35) nga fshati Negotinë i Vrapçishtit, dhe I.Ç. (34) nga Gostivari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 24.09.2024, para një kazinoje në fshatin Zherovjan, ka ndodhur një përleshje fizike ndërmjet të dyshuarve të parë dhe të dytë nga njëra anë, dhe të dyshuarve të tretë dhe të katërt nga ana tjetër, gjatë së cilës ata kanë përdorur objekte metalike dhe sprej piper.
