Kryetari Shilegov sot e nënshkroi Marrëveshjen me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRZH) për hua me vlerë 10 milionë euro për blerjen e autobusëve eko të rinj në gaz në Shkup. Për këtë qëllim do të sigurohet shtesë prej 1.8 milion euro nga NTP-Shkup edhe një grant prej 1.1 milion euro për bashkëpunimin teknik gjatë përgatitjes së projektit. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje fillon zyrtarisht procedura e prokurimit të këtyre autobusëve, e cila do të përmirësojë dukshëm funksionimin e transportit publik të udhëtarëve në kryeqytet.
– Kjo është blerja e parë e autobusëve për ndërmarrjen e transportit publik NTP Shkup pas 7 viteve që është periudhë relativisht e gjatë kohore, kur është fjala për rinovimin e NTP. Pres që deri në fund të këtij viti më së voni në fillim të vitit të ardhshëm në rrugët e Shkupit do të qarkullojnë autobusët e rinj në gaz ekologjik me CNG teknologjinë e gazit me standard Euro 6 të ndotjes. Këto autobusë do të i largojnë nga përdorimi autobusët e vjetër dhe të shkatërruar dizel të NTP, me standard Euro 2, pa klimë dhe pajisje tjera. Pjesa më e madhe e autobusëve do të jenë me dysheme – dypjesësh, dhe pjesa tjetër do të njëpjesësh me dysheme të ulët. Këto autobusë kanë përparësinë e të pasurit kapacitet për të transportuar pothuajse dy herë më shumë udhëtarë se sa autobusët dykatësh dhe udhëtarët më shpejtë hynë dhe dalin nga autobusët, me çka do të zvogëlohet koha e nevojshme për të arritur në një destinacion konkret në qytet, – tha Shilegov.