Pas një operacioni disaorësh kërkimi, ekipet e Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme arritën të lokalizojnë dhe shpëtojnë një shtetas rumun, i cili ishte humbur në zonën e Matkës, pranë shpellës Vrelo.
Turisti rumun kërkoi ndihmë përmes numrit emergjent 112 rreth orës 21:55. Falë komunikimit me operatorët e QMK-së dhe përcaktimit të vendndodhjes së përafërt, ekipet e shpëtimit arritën ta lokalizojnë.
Për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë, turistit iu rekomandua të qëndronte në vendin ku ndodhej derisa ekipet të mbërrinin. Në operacion morën pjesë ekipe policore nga EVR Gjorçe Petrov dhe Stacioni Policor i Sarajit.
Turisti u gjet në orën 03:45, dukshëm i frikësuar dhe i çorientuar, por në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Më pas ai u shoqërua në Stacionin Policor të Sarajit.

