Trump: Falënderimi i takon Allahut, e martja do të jetë “ditë ferri” për Iranin

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit edhe një herë që të lejojë anijet të kalojnë Ngushticën e Hormuzit.

 

Ai njoftoi se e marta do të jetë “dita e termocentralit dhe dita e urës”.

 

E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të mbështjella në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë si kjo!!! Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në ferr – do ta shikoni! Falënderimi i qoftë Allahut. Presidenti DONALD J. TRUMP.

 

Ndryshe, presidenti amerikan së fundmi ka lavdëruar ushtarët amerikanë pas shpëtimit të pilotit të F-15 nga “thellësia brenda maleve të Iranit”.

 

Ne kemi shpëtuar anëtarin/oficerin e ekuipazhit të F-15, të plagosur rëndë dhe vërtet të guximshëm, nga thellësia e maleve të Iranit”, deklaroi ai.

 

“Një shfaqje e mrekullueshme trimërie dhe talenti nga të gjithë. Do të zhvilloj një konferencë për shtyp me ushtrinë në Zyrën Ovale, të hënën, në orën 13:00. Zoti i bekoftë luftëtarët tanë të mëdhenj”, përfundoi Trump. /Telegrafi

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Në tri minuta, Xiaomi bën “kërdinë” me shitjen e makinave elektrike!

Xiaomi ka arritur rekord me shitjen e më shumë...

Artikuj të ngjashëm