Më shumë se 161.5 milionë euro është fitimi i përbashkët i tri bankave më të mëdha në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Këto të dhëna janë për 9 muajt e këtij viti, ndërsa sipas pari.mk, fitimi pritet të rritet.
Pjesa më fitimprurëse e biznesit bankar është kreditimi, por edhe tarifat për shërbimet që ofrojnë këto banka.Tri bankat së bashku nga interesi (kamatat) kanë arritur fitim neto prej 204.4 milionë euro.Nëse merren parasysh faturat mes kamatës së paguar dhe pagesave të depozitave, më së shumti para ka fituar “Stopanska banka” – 75,5 milionë euro. Që shënon rritje të fitimit për 11 për qind.
Vijon “Banka Komerciale” me rritje prej 16.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa shuma është 72.3 milionë euro.
Rritje më të madhe krahasuar me vitin e kaluar ka arritur “NLB Bank”, me 20.1 për qind. Shuma neto e të ardhurave nga interesi në këtë bankë është 56.6 milionë euro.Sigurisht, shumat janë më interesante nëse shihen vetëm kamatat llogaritura dhe të të paguara, ku shuma arrin 229.9 milionë euro.